Avdyli i LDK-së: Dy deputetë nga komunitetet nuk do ta votojnë Haradinajn

Aktuale July 21, 2017 - 20:47

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli,  thotë se dy deputetë nga komunitetet nuk do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.

Avdyli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “lajm i mirë vjen nga djepi i kulturës dhe bashkëjetesës, Prizreni”.

Postimi i plotë i Avdylit:

Lajm i mirë nga djepi i kulturës dhe bashkëjetesës- Prizreni:

2 deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga komunitetet, nuk e votojnë PAN-in.

Ata në kohë dhe momentin e duhur do shpallin vendimin e tyre.Bashkējetesa dhe bashkëveprimi vazhdon si gjithmonë.