Sejdiu: VV parti fituese, ne e formojmë Qeverinë

Aktuale July 20, 2017 - 21:42

Nënkryetari i Prishtinës njëherësh deputet i zgjedhur nga kjo Lëvizje, Dardan Sejdiu u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje është parti fituese në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Unë mendoj partitë që hynën para zgjedhjeve në koalicion treguan shumë mirë se cka janë në gjendje të bëjnë këto parti. Unë mendoj se ende presidenti i vendit Hashim Thaçi sillet si kryetar i PDK-së e jo si president”, ka thënë Sejdiu në emisionin “Euro Tribuna” në Tribuna Channel.

Ndersa, anëtari i AAK-së, Halil Matoshi në një intervistë për Rubikon të KTV-së konfirmoi se lideri i tij, Ramush Haradinaj ka takime intensive me koalicionin LAA.

Ai theksoi se mes liderëve ka negociata të tërthorta ndërsa takimet po mbahen, nga siç thotë ai, njerëz të afërt të koalicionit.

Matoshi përmend liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin.