Nënkryetari i AKR-së tregon se a do të ketë koalicion me PAN-in

Aktuale July 20, 2017 - 14:01

Pas informacioneve se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mund të jetë “mësiti”, i koalicionin ndërmjet PAN dhe AKR, ka folur nënkryetari i kësaj të fundit Agim Bahtiri duke shuar të gjithë zërat për një koalicion të mundshëm.

Ai tha për “Zëri.Info”, se koalicion më PAN-in nuk do të ketë.

“Nuk ka koalicion më PAN”, ka thënë shkurt Bahtiri.

Kujtojmë që ditë me parë, pati informacione që deputeti i po kësaj partie Labinot Tahiri do ta votojë kandidatin e PAN-it, Ramush Haradinajn për kryeministër, por ai më pas u deklarua se do të votojë në harmoni të plotë me qëndrimet e partisë.