Mustafa: Me gjithë sabotimet e shumanshme, qeveria bëri hapa historik

Aktuale July 18, 2017 - 22:40

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka folur edhe një herë për punën e Qeverisë që drejton. Thotë se kanë arritur shumë suksese, përfshirë proceset e integrimit, me gjithë se sipas tij, u përball me sabotime të shumanshme.

Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Integrimi në Bashkimin Evropian, bashkë me anëtarësimin në NATO dhe ruajtjen e miqësisë permanente me SHBA-të, nuk janë trend i kalkuluar, por vizion dhe përcaktim popullor i qytetarëve të Kosovës.

Qeveria jonë, me gjithë sabotimet e shumëanshme, ka bërë hapa historik në proceset eurointegruese duke nënshkruar dhe filluar së zbatuari MSA-në, duke përmbushur kriteret për liberalizmin e vizave, duke vendosur raporte partneriteti me autoritetet evropiane dhe me shtetet kryesore të BE-së, si dhe duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në iniciativat evropiane, ku kemi përfituar projekte konkrete e kemi parandaluar nisma të dëmshme për vendin.