Thaçi fton në takim partitë për të caktuar datën e mbledhjes konstitutive të Kuvendit

Aktuale July 18, 2017 - 19:40

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që t'i ftojë në takim të gjitha partitë që kanë fituar ulëse në Kuvend.

Kjo ftesë është bërë për të diskutuar situatën politike pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Përgatitja e ftesave është konfirmuar për RTK-në, nga këshilltari i Thaçit, Ardian Arifaj.

“Në përputhje me kompetencat e tij, president ka vendosur të ftojë partitë që kanë fituar ulëse, të hënën në takim që të merren vesh për datën se kur do të mbahet mbledhja e  kuvendit”, ka thënë Arifaj.

Sipas tij, ftesa për konsultime janë gati dhe pritet tu dërgohen partive politike në vend.