A do t’i bashkohet LDK protestës së paralajmëruar të VV’së?

Aktuale July 18, 2017 - 19:14

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka folur lidhur me paralajmërimet e VV’së për protestë në rast se Presidenti Hashi9m Thaçi nuk ia jep mandatin LAA-së e VV-së për formimin e qeverisë, në rast të dështimit të PAN.

Ai thotë se do të shteren të gjitha mundësitë dhe se LDK e VV do ta bëjnë qeverinë.

Thotë se nuk preferon të flasë aktualisht për ndonjë protestë të mundshme.

“Besojmë që në këtë situatë kandidati jonë për kryeministër i koalicion LAA është i barazvlefshëm me çdo nominim tjetër, në herën e dytë më diskrecion presim të ofrojmë oposionin tonë me kriju shumicën ose bashkë me Vetëvendosjen mund të ofrojmë një emër konsensual por nuk besoj se deklarata të tilla mund të jenë dobiprurëse për vendin. Edhe ashtu vendi sot është në krizë institucionale sepse qeveria në detyrë nuk mund të punojë më shumë por është vetëm një rojtare e institucioneve. Ne kemi pritë mbështetje më të madhe të qeverisë në këtë fazë që nuk e kemi”, ka thënë Haziri për Periskopin.