Diskriminimi ndaj kosovarëve: Adriatik Kelmendi bën thirrje që të bojkotohet Durrësi

Aktuale July 18, 2017 - 17:38

Bashkia e Durrësit ka marrë vendim që të mos lejojë vetëm autobusët me turistë nga Kosova që të kalojnë kah rruga ‘Pavarësia’, apo saktësisht kah rruga e plazhit. Këtë vendim, kryetari i kësaj bashkie sot e ka arsyetuar me numrin e madh të turistëve kosovarë.

Ky vendim i Bashkisë së Durrësit, ka nxitur reagim te kosovarët, që janë kryesorët që mbajnë gjallë turizmin shqiptar, e veçanti atë në bregdetin e Durrësit.

Publicisti, Adriatik Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që kosovarët të bojkotojnë Durrësin, deri në momentin kur kjo bashki të reflektojë, për vendimin e pamatur që ka marrë.

Reagimi i plotë i Kelmendit:

Logjika idiote e këtij kryetarit të Durrësit:

Turistë nga Kosova ka shumë për këtë arsye autobusët nga Kosova duhet të mos lejohen në rrugën afër plazhit, kurse turistë të tjerë ka pak, për këtë arsye të gjithë autobusët me targa jokosovare do të lejohen!

Le t’i tregojë dikush këtij hajgarexhiu se ky vendim përveç se është diskriminim “racist” është edhe absurditet ekonomik.

Derisa të kthjellet ky farë kryetari, kosovarët mund t’i zgjedhin vendet e tjera nëpër bregdetin e Shqipërisë dhe t’ia bojkotojnë e lëjnë krejtësisht Durrësin atij për vete, e ai mund të kënaqet me pakicën – “turistët e huaj”.

S’ka pse turistët nga Kosova t’ia marrin inat gjithë bregdetit të Shqipërisë për shkak se në krye të Durrësit paska qëlluar një kryetar trupeshk (po i përshtatet kjo “trupeshk” meqë po flasim për det