Viets: Presidenti ka mandat për dialog

Aktuale July 18, 2017 - 14:04

Gjatë intervistës për gazetën “Zëri”, ambasadorja gjermane, Anelika Viets ka folur edhe për përfshirjen e presidentit Thaçi në dialog me Serbinë, me ç’rast ka theksuar se secili format i dialogut i cili çon në normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve është i mirëseardhur, përderisa përfaqësuesit të cilët zhvillojnë këtë dialog kanë një mandat për ta bërë atë.

“Në këtë rast mendoj që presidenti ka një mandat për të zhvilluar një dialog në kuptim të normalizimit të marrëdhënieve”, ka potencuar Viets.

Lexoni një pjesë të përgjigjes së saj:

LEXO EDHE: Viets: Qeveria të jetë stabile, Kosova ka shumë sfida

Zëri: Dialogu me Serbinë ka mundësi të kalojë në nivel presidencial, a është momenti që ky nivel i lartë shtetëror ta përfundojë këtë proces dhe në çfarë forme?

Viets: Unë mendoj që secili format i dialogut, i cili çon në normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, është i mirëseardhur përderisa përfaqësuesit të cilët zhvillojnë këtë dialog kanë një mandat dhe në rastin e presidentit ky mandat ekziston. Në qoftë se një nivel i ri kontribuon në zgjidhjen pragmatike të çështjeve politike kjo është vetëm për t’u përshëndetur. Mirëpo, BE-ja e ka thënë shumë qartë që edhe nëse ndryshon formati i dialogut marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të respektohen.