Diplomati amerikan takon Krasniqin, kërkohet formimi i shpejtë i institucioneve

Aktuale July 18, 2017 - 12:10

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të NISMA’s, Skender Reçica, kanë takuar sot, Stephen Banks, ushtrues detyre i zv. Shefit të misionit të ShBA’ve në Kosovë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi dhe Stephen Banks, ushtrues detyre i zv. Shefit të misionit të ShBA’ve në Kosovë, gjatë këtij takimi të zhvilluar në zyrët e NISMA për Kosovën, diskutuan për situatën pas çertifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Gjatë këtij takimi, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, paraqiti pikëpamjet e tij rreth formimit të shpejtë të institucioneve në mënyrë që të vazhdojnë me procesin e reformave sa i përket agjendës euroatlantike të Kosovës.

Po ashtu gjatë këtij takimi u tha se krijimi sa më parë i institucioneve të vendit është mëse i nevojshëm për Kosovën.

Në fundit të takimit, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe komunikimit.