Mësohet se çfarë u bisedua në takimin mes LDK-së e ‘Vetëvendosjes’

Aktuale July 17, 2017 - 21:31

Lidhja Demokratike ka realizuar takimin e dytë me Lëvizjen Vetëvendosje që nga mbajtja e zgjedhjeve më 11 qershor.

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka treguar se kush mori pjesë në këtë takim dhe a u arrit ndonjë marrëveshje mes palëve.

Haziri ka bërë të ditur se në takimin me VV’në, i dyti ky pas zgjedhjeve, morën pjesë ai dhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti.

 “Është takimi ynë i dytë pas 11 qershorit, përveç liderët që kanë pasur takim në nivel kryetarësh. Kemi biseduar për çështje programore dhe pikat e diskutueshme në kuadër të programeve”, ka thënë Haziri për Expressin.

Ai ka shtuar se posti i kryeministrit nuk ka qenë pjesë e diskutimin dhe gjendët në kuadër të agjentave të dy subjekteve. Haziri theksoi se fillimi i këtyre bisedimeve ka për qëllim vetëm cështjet programore.

Ky takim erdhi gjatë kohës kur po pritet caktimi i datës së seancës për konstituim të Kuvendit, dhe pas deklaratave të koalicionit PDK-AAK-Nisma se e kanë siguruar përkrahjen e shumicës parlamentare për të krijuar Qeverinë.

Pas certifikimit të zgjedhjeve, kandidati i PAN’it për kryeministër, Ramush Haradinaj, u kishte dërguar ftesa për bisedime rreth krijimit të qeverisë kreut të VV’së, Visar Ymeri, dhe atij të LDK’së, Isa Mustafa.