Zeka: Puna e numrave u ba ‘çerkuz’

Aktuale July 17, 2017 - 18:36

Deputeti i zgjedhur i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se tema e diskutimit të çështjes së numrave për votimin e Qeverisë së koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN), është bërë “çirkuz”.

Zeka beson se PAN do ta bëjë Qeverinë, pasi Haradinaj vazhdimisht pohon se ka votat e mjaftueshme për formimin e saj.

Ai shtoi po ashtu se ky është momenti kur në vend nuk duhet të lihet peng formimi i institucioneve, sepse një vakuum të tillë e kanë shkaktuar përfaqësuesit e LDK-së e PDK-së.

”EULEX e ka çuar landën time në Gjykatën Supreme, pavarësisht se jam shpall i pafajshëm në Gjykatën Themelore. Ma mirë është ta vrasësh veten se sa ta vrasësh dikën”, thotë ai. ”Kjo puna e numrave është bë ‘çerkuz’. Unë i besoj Ramush Haradinajt. Nëse ai i ka votat, hallall i qoftë. Moralisht nëse nuk i ka, mandatar duhet të jetë Vetëvendosje ose LDK-ja dhe presidenti nuk duhet të hezitojë në këtë drejtim”, thotë ai.

”Nuk është më sekret të themi se mediat po spekulojnë. Po deri tash jam i vendosur ta votoj Haradinajn për Qeveri, por deri atëherë mund të dal një matematikë tjetër që mund të ndryshoj mendje. Tash janë aktivizuar sidomos Delawie (ambasadori amerikan) – për fat të keq e të zi tonin që ne s’merremi vesh!"./Klan Kosova/