Apostolova viziton 'Alternativën', mësohet çka u diskutua

Aktuale July 17, 2017 - 14:29

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova ka zhvilluar sot një vizitë në zyret e Alternativës.

Gjatë këtij takimi ajo ka zhvilluar bisedë me Kryetaren e Alternativës Mimoza Kusari dhe Nënkryetarin Ilir Deda.

Tema e diskutimit në mes tyre theksohet të ketë qenë situate aktuale pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe domosdoshmëria e krijimit të institucioneve kredibile për të qeverisur në Kosovë.

Ky është postimi i plotë:

Sot në zyret e Alternativës për takim ishte shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Natalyia Apostolova me bashkëpunëtorë. Në këtë takim ajo u takua me Kryetaren e Alternativës Mimoza Kusari – Lila dhe Nënkryetarin Ilir Deda.

Tema e takimit ishte situate aktuale pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit dhe domosdoshmëria e krijimit të institucioneve kredibile për të qeverisur në Kosovë.

Udhëheqësit e Alternativës e njoftuan znj. Apostolova me qëndrimet e tyre si deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe me vizionin se si Alternativa e sheh Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Të dy palët u dakorduan se vonesat në krijimin e insitucioneve mund te shkaktojnë dëme Kosovës, të cilat jo vetëm qe mund ta zvogelojne kredibilitetin e zgjedhjeve, por edhe mund te shkaktojnë dëme të konsiderueshme ekonomike dhe financiare, si rrjedhojë e humbjes potenciale të fondeve te BE-se permes IPA-së, gje e cila poashtu nderlidhet me zbatimin e marrëveshjes me FMN. Alternativa si subjekt politik, mbetet e përkushtuar që Qeverisja e ardhshme e Kosovës duhet në mënyrë të qartë ti jap prioritet luftës ndaj korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendit, ndërsa çështjet me rëndësi për vendin i shohim të zgjidhen me konsensus të gjerë politik.