Grubi në takim me Dux: Presim që sa më shpejt Qeveria ta miratojë ligjin për gjuhën

Aktuale July 17, 2017 - 14:08

Sot në Kuvendin e Maqedonisë, deputeti dhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Artan Grubi ka takuar ambasadorin e Hungarisë në Maqedoni, Laszlo Dux ku kanë diskutuar për situatën në Maqedoni dhe rajon dhe për mbështetjen e fuqishme të Hungarisë për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.
“Grubi dhe ambasadori hungarez diskutuan për situatën në Maqedoni dhe rajon, integrimin në NATO dhe BE, çështjen e emrit, barazinë gjuhësore dhe reformat sistemore. Ambasadori Dux ritheksoi mbështetjen e fuqishme të Hungarisë për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE”, thuhet në kumtesë.

Në kumtesë gjithashtu theksohet se Artan Grubi e ka njoftuar ambasadorin Dux që Komisioni, me përkrahjen e të gjithë 26 anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve, e miratoi njëzëri Deklaratën për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese në NATO dhe BE.

“Deputeti Grubi e njoftoi ambasadorin Dux që Komisioni, me përkrahjen e të gjithë 26 anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve, e miratoi njëzëri Deklaratën për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese në NATO dhe BE. Kjo Deklaratë është obligim nga marrëveshja e Przhinos dhe përkrahja e plotë nga të gjithë deputetet është arritje e madhe dhe përkushtim për reformat. Grubi theksoi se këtë proces do ta zhvillon në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, në partneritet me komunitetin ndërkombëtar dhe shoqërinë civile. Grubi dhe Dux diskutuan edhe për barazinë gjuhësore, ndërsa Grubi theksoi pritjen që Ligji për gjuhën të miratohet në Qeveri sa më shpejtë”, thuhet në kumtesë”, thuhet në kumtesë.