Aktuale

Pushuesit ndotin liqenin e Batllavës (Foto)

Pushuesit ndotin liqenin e Batllavës (Foto)
17 korrik 2017 • 10 : 57 foto • zëri.info

"Të Mbajmë Kosovën të Pastër" - me këtë moto, stafi i Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në Kosovë me iniciativë vullnetare u mblodh në Liqenin Batllavës për një ditë të pastrimit të brigjeve të liqenit. Dita e pastrimit u organizua nga stafi i GIZ-së në kuader të "Ditëve Gjermane të Veprimit për Qëndrueshmëri” në mesin e shumë aktiviteteve të mbajtura në Gjermani dhe mbarë botën.

Me një laramani të ngjarjeve, duke përfshirë një sesion informues mbi menaxhimin e mbeturinave në Kosovë, GIZ kërkon të rrisë ndërgjegjësimin mbi temen e qëndrueshmërisë dhe asaj se si secili prej nesh mund të kontribojë në reduktimin e emetimeve të gazrave serë dhe mbeturinave.

Mirëpo ky aktivitet i GIZ-it, duke se nuk u ka lënë shumë përshtypje disa qytetarëve të cilët pas këtij aktiviteti kanë shkuar për të pushuar në liqenin e Batllavës. Pasi që kanë përfunduar qëndrimin e tyre në këtë liqen, ata kanë hedhur të gjitha mbetjet në parkingun dhe zonën përreth tij në këtë vend, duke lënë prapa një ambient jo vetëm të papastër por edhe të rrezikshëm për shpërndarjen e epidemimeve të ndryshme.

Më poshtë shikoni fotografitë që dëshmojnë këtë: 

Image

Image

Image
Image
Image

© zëri.info