Viets: Rënia e PDK-së dhe rritja e Vetëvendosjes në këto zgjedhje, të pritshme

Aktuale July 17, 2017 - 10:32

Rënia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet e qershorit ka qenë e pritur, përderisa parashihej që “Vetëvendosja” do të ketë rritje në vota.

Megjithatë, ka qenë e qartë se rezultati zgjedhor nuk do të mundësoj deri në atë masë që një parti e vetme apo një koalicion do të ishte në gjendje ta krijonte një shumicë stabile në Parlament.

Lexoni një pjesë të përgjigjes të ambasadores Viets.

Zëri: Pse po thoni se ka qenë e parashikueshme rënia e PDK-së?

Viets: Ne nga bisedat të cilat i kemi pasur me njerëz të shumtë kemi fituar përshtypjen që shumë qytetarë kanë qenë të pakënaqur dhe në aspekte të caktuara zhvillimet kanë shkuar më larg sesa kanë pritur partitë politike. Nga bisedat me shumë multiplikatorë, me të cilët çdo ditë kemi punë, ka qenë e qartë se “Vetëvendosja” në zgjedhjet e ardhshme do të fitonte më shumë vota sesa në zgjedhjet e kaluara. Për ne ka qenë po ashtu e qartë që në rast të zgjedhjeve të parakohshme një parti apo një koalicion i caktuar do të arrinte një rezultat dukshëm më të lartë sa do të ishte në gjendje të siguronte një shumicë stabile për të formuar një qeveri.

 

Më lejoni që ta plotësoj këtë përgjigje pasi për mua është shumë e rëndësishme. Unë jam në Kosovë nga viti 2014. Në atë kohë, në dhjetor të vitit 2014, ka zgjatur përafërsisht gjashtë muaj derisa është krijuar Qeveria e re. Prej asaj kohe, pra që prej vitit 2015, mua në secilën intervistë më është parashtruar pyetja nëse duhet të mbahen zgjedhjet e reja sepse ka pasur forca të ndryshme të cilat që nga fillimi kanë qenë të interesuara që Qeveria, e cila sapo ishte krijuar, të bjerë dhe të mbahen zgjedhje të tjera. Pra këto dy vjet ne jemi deklaruar kundër zgjedhjeve të parakohshme sepse e kemi parë që ato nuk do të ndryshonin asgjë në situatën jostabile, e cila ka mbretëruar. Ndërsa tani e kemi pikërisht këtë rezultat jostabil.

 

Çfarë mund të shihet nga të gjitha këto zgjedhje është se mungon një konsensus i përbashkët për të zgjidhur çështje të rëndësishme dhe për ta çuar Kosovën përpara. Përderisa kjo nuk ndodh dhe nuk bëhen bashkë të dyja blloqet me qëllim t’i shtyjnë proceset dhe vendin përpara, unë jam pesimiste që diçka do të ndryshojë.