Presidenca e heshtur

Aktuale July 17, 2017 - 09:19

E mërkura pritet të caktohet dita kur do të mblidhen  deputetët e legjislaturës së gjashtë të cilët do ta japin betimin në Kuvend.

Por pavarësisht këtyre burimeve, zyrtarisht ende nuk ka deklaratë nga Presidenti Hashim Thaçi sa i përket thirrjes së seancës konstituive. 

“Nuk kemi asnjë informatë rreth kësaj teme”, kanë thënë zyrtarë të Presidencës në një përgjigje shkurt për Indeksonline.

Ndërkohë mediat kanë raportuar se sot Kryesia e vjetër e Kuvendit do të mbajë mbledhje, për të caktuar takimin konstituiv të Kuvendit.