Specialja nuk jep detaje se kur do të ngriten aktakuzat e para (VIDEO)

Aktuale July 16, 2017 - 21:20

Se kur mund të dalin para gjykatës të akuzuarit e mundshëm të Gjykatës Speciale, ende nuk dihet.

Zyrtarët e saj, as pas miratimit të rregullores së procedurës dhe provës, nuk japin detaje se kur do të ngritën aktakuzat e para për krimet e supozuara të pjesëtarëve të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Këtë konfidencialitet e arsyetojnë njohësit e drejtësisë në Kosovë.