Vuçiq nis vizitën në SHBA, pritet takimi me Pence

Aktuale July 16, 2017 - 12:32

 

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vizitë kjo e para e tij si kreu i shtetit serb.

Sipas raportimeve të mediave serbe, ekspertët vizitën e tij në SHBA, janë duke e konsideruar si një nga më të vështirat për Vuçiqin, transmeton Klan Kosova.

Raportohet se në rend të parë Vuçiq do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence, ku mësohet se temë diskutimi e këtij takimi do të jetë Kosova e po ashtu çështja e marrdhënieve ruso-serbe si dhe ndikimi i Rusisë në rajon.