Kosova t’i shfrytëzojë mesazhet e samitit të Triestes (Video)

Aktuale July 16, 2017 - 09:04

Mesazhet e Samitit të Triestes janë që Kosova duhet t`i shfrytëzojë sa më shumë që të përfitojë politikisht dhe ekonomikisht, thonë analistë të këtyre fushave.

Ata shtojnë se, me gjithë problemet që ka nga mosnjohja e disa shteteve të BE dhe Ballkanit, vendi duhet të krijojë projekte konkrete, për të përshpejtuar rrugën e integrimit.

Kosova duhet të punojë shumë që në Samitin e Ballkanit Perëndimor të shfrytëzojë mundësinë e njohjes nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian.

Kështu, mendon njohësi i çështjeve politike, Avni Mazreku.

Ai thotë se për të qenë palë e barabartë në aspektin integrues, Kosova duhet të njihet edhe nga dy shtetet e Ballkanit, Serbia dhe Bosnja.

Avni Mazreku, Njohës i çështjeve politike Samiti i Ballkanit Perëndimor, tha se është vazhdimësi e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Ai thotë se projektet infrastrukturore, janë lidhje më e mirë e integrimit evropian.

Në aspektin tjetër, atë ekonomik, kryetari i Odës Ekonomik Safet Gërxhaliu, thotë se Samiti nuk do t`i zgjidhë problemet me shkop magjik, por me projekte konkrete. /rtk/