Haradinaj takohet me atdhetarin shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari

Aktuale July 15, 2017 - 19:18

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook" ka bërë të ditur se sot është takuar me atdhetarin Harry Bajraktarin me të cilin ka folur edhe për krijimin e institucioneve të Kosovës.

Ai ka thënë se Harry Bajraktari është një shembull i suksesit shqiptar në botë.

Më poshtë keni postimin e plotë të Haradinajt:

Një takim e bisedë vëllazërore, me atdhetarin e shquar, shqiptaro-amerikanin Harry Bajraktari.

Një shembull i suksesit shqiptar në Botë, Harry Bajraktari njëkohësisht mbetet një njeri i vlerave dhe i kontributeve të mëdha për Kosovën dhe shqiptarët dhe shtyllë e fortë e urave të bashkëpunimit dhe miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara.

Folëm për Kosovën dhe për Amerikën e me interesim të shtuar për procesin e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës, si hap i rëndësishëm në përmbushjen e detyrave të mëdha që na presin.

Harry Bajraktari, gjithmonë i ka qëndruar afër atdheut të tij, e kështu vazhdon t'i qëndrojë edhe sot!

Image