Teuta Rugova mohon zërat se do ta votojë Haradinajn për kryeministër

Aktuale July 15, 2017 - 14:48

Teuta Rugova, e bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, ka reaguar ndaj deklaratave se ajo do ta votojë kandidatin e PAN-it për kryeministër Ramush Haradinajn.

Ajo ka deklaruar se të gjitha janë spekulime, shkruan Botapress.

“ E gjitha është e pavërtetë, asgjë nuk qëndron në ato propaganda, unë jam deputete e LDK-së dhe për LDK-në në tërësi”, tha ajo.

Ndryshe në media është përmend edhe emri i Naser Rugovës që do ta votojë Haradinajn për kryeministër por edhe ai ka mohuar këto spekulime duke thënë se “Do të respektoj vullnetin e elektoratit të LDK, nuk e votoj Ramushin!”.