Haradinaj takon O’Connell, flasin për formimin e institucioneve

Aktuale July 14, 2017 - 12:30

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj  është duke zhvilluar një takim me ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connelli.

Pretendenti për postin e kreut të ekzekutivit dhe diplomati britanik në këtë takim që po mbahet në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e kosovës janë duke biseduar për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Haradinaj një ditë më parë ka pritur në zyrën e tij ambasadorin e Hungarisë Laszlo Markus me të cilin kanë biseduar për të njëjtën temë.