Haxhiu: PAN-i i ka 63 numra

Aktuale July 11, 2017 - 23:49

Bekim Haxhiu i PDK-së thotë se koalicioni PDK-AAK-Nisma ka votat e mjaftueshme për themelimin e qeverisë.

Koalicioni PAN fitoi 39 ulëse nga zgjedhjet e 11 qershorit dhe pavarësisht se Vetëvendosje dhe koalicioni LAA, dy subjektet tjera në Kuvend, kanë deklaruar se nuk do të votojnë një qeverisje të PAN-it, Haxhiu thotë se PAN ka siguruar votat e mjaftueshme për themelimin e qeverisë.

Haxhiu ka thënë se koalicioni PAN ka siguruar së paku 63 vota, duke përfshirë 20 vota të minoriteteve dhe së paku katër nga subjektet tjera.

“Numrat i kemi. Do të shihet në Kuvend pas votimit për kryetar të Kuvendit. Do të shihet hapi për qeverinë. Ka deputetë që kanë reflektuar. Ka deputetë që para interesit individual apo grupor e kanë interesin shtetëror. E garantuar deri tani është se kemi 63 deputetë, nëse ky numër nuk rritet ditëve në vijim”, ka thënë Haxhiu në Interaktiv të KTV-së.

Ai nuk ka dashur të specifikojë emrat e deputetëve.

Lidhur me deklaratat e deputetëve të koalicionit LAA se nuk do të votojnë qeverinë e PAN-it, Haxhiu ka thënë se “do të shohim a do të mbajnë fjalën”.