Kjo është përmbajtja e letrave që u dërgoi sot Haradinaj Mustafës e Ymerit (Dokument)

Aktuale July 10, 2017 - 14:38

​Mandatari i koalicionit PDK-AAK-NISMA për Kryeministër, Ramush Haradinaj, në letrën që u ka shkruar kryetarit të LDK’së Isa Mustafa dhe atij të VV’së, Visar Ymeri, u bënë atyre ftesë për takim të përbashkët për të diskutuar mes vete pikëpamjet për ndërtim të Qeverisë së re. 

Në letrat e siguruara nga Gazeta Express, dërguar dy drejtuesve të partive që dolën pas koalicionit PAN në zgjedhjet e 11 qershorit, kreu i AAK’së pohon se diskutimi i përbashkët për çështjet me rendësi nacionale duhet të krijohet në praktikë bashkëpunimi, me qëllim të zhvillimit të demokracisë së brendshme në Kosovë. 

Për ftesat në fjalë, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur pas mbledhjes së kryesisë së AAK’së, ta zhvilluar të hënën rreth mesditës, që i parapriu një takim me ambasadorin e SHBA’vë në Prishtinë, Greg Delawie. 

Megjithatë, pak pasi pranoi ftesën, kryetari i LDK’së Isa Mustafa, i është përgjigjur negativisht ftesës së Haradinajt, duke përsëritur qëndrimin e partisë që ai drejton se nuk hyjnë assesi në një koalicion ku bënë pjesë edhe PDK’ja. 

Nga VV dhe kryetari i saj Visar Ymeri, Haradinaj ende nuk ka marrë përgjigje, shkruan Gazeta Express. 

Ndryshe, të dy letrat e Ramush Haradinajt, për të dy udhëheqësit e partive, LDK e VV, kanë përmbajtjen e njëjtë. Një ftesë të ngjashme, kreu i AAK'së pohoi se i ka dërguar edhe Listës Srpska. /GazetaExpress/. 

Image
Image