Deputeti i AAK-së: Nga java e ardhshme Kosova do ta ketë qeverinë

Aktuale July 10, 2017 - 14:35

Rasim Selmanaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, njëherit deputet i sapozgjedhur i kësaj partie, është zotuar se nga java e ardhshme do të formohet qeveria e re e Kosovës, raporton zeri.info.

Ai më tej, është shprehur optimist se LDK-ja do t’i bashkohet partnerëve që do ta përkrahin Haradinajn për kryeministër.

Më poshtë mund ta gjeni të plotë shënimin e Selmanajt:

Të gjithë deputetët e zgjedhur kan obligim të kontribojnë në formimin e institucionëve sa ma kredibile që do të ishin në shërbim të qytetarëve dhe të vendimeve me interes të vendit!

Ramush Haradinaj mase sikur,të gjitha partit pajtohën disa në "heshtje" se është kandidati i duhur për kryeministër i Qeverisë së Kosovës!

Në aktualitetin e krijuar pas zgjedhjeve,pjesëmarrja e LDK-së do të ishte e natyrshme dhe në interes të zhvillimeve që e presin Kosovën!

Një vendim i LDK-së për ta përkrahur Qeverin Haradinaj është një vazhdim i traditës së vendosur nga presidenti Ibrahim Rugova!

Unë du me besu se LDK do të reflektoj në këtë drejtim!

Dikush mund të ma merr si hipokrizi apo si deklaratë politike por sinqerisht deklaroj se edhe sikur të isha deputet i zgjedhur nga ndonji subjekt tjetër, do ta votoja Ramushin për Kryeministër, kuptohet duke ruajtur bindjen politike...

Pres që deputetët të reflektojnë përtej subjektit politik duke e dhënë votën në shërbim të qytetarëve dhe vendit!

Jam i bindur dhe besoj, se nga java e ardhshme,Kosova do ta ketë Qeverinë Haradinaj!/ZERI