Nesër, vendimi për ankesat e partive

Aktuale July 02, 2017 - 15:56

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), nesër do të dalë me vendim përfundimtar për ankesat e parashtruara nga partitë politikë në Kosovë, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Këtë e ka bërë të ditur për “Zeri.info”, Mulë Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP, i cili ka thënë se një gjë e tillë do të bëhet publike deri në orën 14:00 më së largu.

“PZAP-i do të vendosë lidhur me ankesat e parashtruara në PZAP nga kandidatët për deputetë,  brenda afatit ligjor, respektivisht deri nesër ne ora 14:00”, ka deklaruar ai për “zëri.info”.

Desku më tej, ka njoftuar se PZAP ka pranuar gjithsej 65 ankesa nga subjektet politike.

“Numri i ankesave të parashtruara në PZAP nga kandidatët për deputetë të subjekteve politike pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit 2017 nga KQZ-ja është 65 ankesa”, ka potencuar ai./Zeri