Arbitrazhi në rastin e demarkacionit Slloveni-Kroaci ka vepruar njëjtë si në rastin Kosovë-Mali i Zi

Aktuale July 01, 2017 - 19:12

Ish “ambasadori” kosovar në Beograd (oficer ndërlidhës), Lulzim Peci thotë se Mali i Zi, si anëtari më i ri, po jep shembull të një anëtari serioz te NATO-s që nuk bënë politika populliste.

Ky reagim i Pecit vije pas deklaratës së ministrit malazez të Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, se  “vendi i tij do të luftojë edhe në Kosovë, nëse kjo kërkohet nga NATO”.

Një deklaratë e tillë ka nxitur reagime të ashpra në Beograd.

“Nëse Kosova dëshiron të ecë përpara drejt NATO-s dhe BE-së duhet të ketë të qarte se nuk ka rrugë tjetër. Tani, sidomos pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për kufirin në mes Kroacisë dhe Sllovenisë, dhe parimit të kufijve kadastral të përdorur në shënimin e kufijve në mes tyre, bash po me intereson se si do t’ia “lidhin kryet” ata që e kundërshtonin atë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”, ka thënë Peci.

Edhe demarkacioni ndermjet Kosovës dhe Malit të Zi është shënjuar sipas parimit të kufijve kadastral.

Sipas tij, përpos gëzimit apo hidhërimit me rezultatet vetanake te zgjedhjeve, partitë politike asgjë tjetër nuk kanë se çfarë për të na treguar për këtë çështje.

“Bile po me duken shumë joserioze kombinatorikat për krijimin e qeverise duke e mbajtur nen “tepih” këtë problem shumë të madh”, ka shkruar në fund Peci.