Dyqanet që nuk i përmbahen kujdesit ndaj ushqimit do të gjobiten nga Inspeksioni

Aktuale July 01, 2017 - 16:03

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, ka njoftuar se këto ditë ka inspektuar nëpër dyqane ushqimore.

Këtë e ka bërë për t’u siguruar se ushqimi po ruhet në frigorifer dhe nuk po i ekspozohet temperaturave të larta.

Drejtoria e Inspeksionit u tërheq vërejtjen të gjithë pronarëve të dyqaneve se ushqimi i afatizuar nuk bën të ekspozohet në diell dhe të qëndrojë jashtë frigoriferit në këso temperatura.

Dyqaneve që nuk i përmbahen kujdesit ndaj ushqimit, do t'iu shqiptohen gjoba.