Ziadin Sela përplaset me Johanes Hahn për gjuhën shqipe

Aktuale July 01, 2017 - 13:53

Komisioneri për Zgjerim i BE-së Johanes Han ka zhvilluar një takim jo të zakonshëm me liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Ky i fundit është treguar resitues ndaj kërkesave të shqiptarëve, sidomos për avansimin e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoni.

Agjencia e lajmeve INA mëson se, Han i nxitur nga kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar nga Ziadin Sela që ligji për gjuhët të vendoset për miratim pas zgjedhjeve lokale.

Burime nga ky takim thonë se Sela i ka thënë Hanit, se mbrenda 100 ditëve nëse nuk miratohen ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për gjuhët ai do ta braktisë qeverinë.

Han ka vazhduar presionin duke theksuar se, kjo do ta dëmonte Zaevin në zgjedhjet lokale, ndërsa do të përfitonte partia e Nikolla Gruevskit.

“Unë përfaqësoj interesat e popullit tim. Para qytetarëve kam premtuar se brenda 100 ditëve shqipja do të avansohet me ligj. Nuk më interesojnë kalkulimet tjera, brenda 100 ditëve do ta braktisë qeverinë, nëse kryeministri Zaev nuk reflekton”, është shprehur Sela, tregojnë burime brenda LR-PDSH-së.