AKR dyshon se u keqpërdorën votat në disa kuti, kërkon që të hetohet rasti (Dokument)

Aktuale June 29, 2017 - 16:30

Partia Aleanca Kosova e Re, përmes një kërkese që e ka siguruar lajmi.net ka kërkuar që të ushtrohet ankesë sepse, sipas AKR-së, në disa kuti janë vërejtur parregullsi në procesin e numërimit të votave.

Në emër të AKR-së, kërkesën e ka bërë sekretari i partisë, Rrahim Pacolli, duke iu drejtuar zyrtarit ligjor të LDK-së, Florian Dushi.

Në kërkesën e AKR-së, që e posedon lajmi.net thuhet se “në disa vendvotime fletëvotimet janë mbushur me të njëjtën formë dhe të njëjtën ngjyrë të stilolapsit”.

“Aleanca Kosova e Re me vëzhguesit e saj në qendërn e numërimit të votave në KQZ gjatë numërimit të votave me postë, në kutin e votimit me numër BM106/002, dhe në disa kuti tjera ke vërejtur parregullsi gjatë procesit të votimit, pasi që fletëvotimet në këtë vendvotim janë plotësuar në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën formë, me të njëjtën ngjyrë të stilolapsit si dhe janë votuar të njëjtin numra të kandidatëve për deputet nga partia GISL me numër rendor në fletëvotim 22”, thuhet në kërksën e AKR-së që e ka siguruar lajmi.net.

Një burim i ka thënë lajmi.net se disa femra të AKR-së kanë mbetur jashtë Kuvendit për pak vota, deri 20 vota diferenca.

“AKR dyshon se kjo është bërë qëllimshëm që të mos arrijnë të bëhet pjesë e Kuvendit deputetët e partisë tonë”, ka thënë një burim brenda kësaj partie për lajmi.net.

Ndryshe dje në një intervistë lideri i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë se ka frik se votat u keqpërdorën brenda koalicionit.

Image