Konsullata ia ndërpret marrëdhënien e punës Albert Veliut, thotë se ishte shtetas amerikan

Aktuale June 29, 2017 - 15:58

Konsullata e Kosovës në New York i ka ndërprerë marrëdhënien e punës shoferit të saj, Albet Veliu, që u arrestua një ditë më parë nga DEA amerikane për shtije të jashtëligjshme të armëve dhe shpëlarje të parave.  

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme e Kosovës, që njofton se Veliu ishte i punësuar si punëtor lokal i ambasadës dhe kishte nënshtetësi amerikane dhe nuk ishte staf diplomatik. 

LEXO EDHE: Lideri i rrjetit të dyshuar kriminal është zyrtar i konsullatës kosovare dhe adhurues i mafiozëve

"Pas pranimit dhe verifikimit të informacionit zyrtar me autoritetet vendëse për përfshirjen e dyshuar të tij në aktivitete të paligjshme dhe arrestimit të tij mbi bazën e këtyre dyshimeve, Konsullata e Përgjithshme në New York ka vendosur t'ia ndërpresë marrëdhënien e punës me efekt të menjëhershëm", thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, raporton "Zeri.info".

Njoftimi i plotë: 

onsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës është njoftuar zyrtarisht nga autoritetet e shtetit pritës për arrestimin e nëpunësit të saj, respektivisht vozitësit të Konsullatës, Albert Veliu, i cili është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të paligjshme.

Konsullata konfirmon se personi në fjalë ka qenë i angazhuar si vozitës, në cilësi të stafit lokal, nga themelimi i konsullatës, pasi ka vetëm nënshtetësi amerikane dhe nuk gëzon kurrfarë privilegjesh dhe imunitetesh diplomatike.

Pas pranimit dhe verifikimit të informacionit zyrtar me autoritetet vendëse për përfshirjen e dyshuar të tij në aktivitete të paligjshme dhe arrestimit të tij mbi bazën e këtyre dyshimeve, Konsullata e Përgjithshme në New York ka vendosur t'ia ndërpresë marrëdhënien e punës me efekt të menjëhershëm.

Konsullata e Kosovës në New York, në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e saj do të bashkëpunojë me autoritetet e shtetit pritës nëpërmjet kanaleve zyrtare në lidhje me rastin e sipërpërmendur.

Image