KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve (VIDEO)

Aktuale June 29, 2017 - 14:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 11 qershor.

Sipas rezultateve preliminare, fitues i zgjedhjeve është koalicioni PDK-AAK-Nisma e cila pasohet nga Lëvizja Vetëvendosje, kurse e treta është koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa.

Sipas rezultateve, koalicioni PAN do të ketë 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, 32 ulëse dhe koalicioni LAA do të ketë 29 ulëse.

Dalja e votuesve në zgjedhje sipas të dhënave të KQZ-së ka qenë mbi 750 mijë apo rreth 42 për qind qytetarë, derisa të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë të Kosovës.

Videot zyrtare: https://zeri.gjirafa.com

Image