A do të jetë kryetari i ardhshëm i Kuvendit nga serbët, sqaron Haradinaj (Video)

Aktuale June 28, 2017 - 21:20

Ramush Haradinaj, i cili pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve po pret ta marrë mandatin për formimin e qeverisë, ka treguar nëse deri më tani ka zhvilluar takime me zyrtarë të partive të tjera, e edhe me Listën “Srpska”, ndaj të cilës pati ankesa gjatë legjislacionit të kaluar se po dirigjohej nga Beogradi.

Haradinaj ka treguar se është takuar me zyrtarë të Listës “Srpska”, duke bërë të ditur nëse kanë pasur rezultate ato takime dhe a është arritur ndonjë marrëveshje mes tyre.

Kandidati për kryeministër ka treguar nëse Lista “Srpska” ka kërkuar nga PAN postin e kreut të Kuvendit, për të arritur marrëveshje për krijimin e qeverisë.

Haradinaj sqaron se çfarë qasje do të ketë ndaj serbëve, nëse ai do të udhëheqë qeverinë, pas një serë akuzash për ndërhyrje të Beogradit në Kosovë, nëpërmes Listës “Srpska”.

Ndiqeni videon e mëposhtme: