Hoxhaj flet për bisedimet e PAN-it me AKR-në dhe partitë e tjera

Aktuale June 28, 2017 - 19:42

Kohën e fundit nëpër media kosovarë është folur se Aleanca Kosova e Re, e cila është në koalicion në Lidhjen Demokratike të Kosovës është duke zhvilluar bisedime që të kalojë në koalicionin PDK-AAK-Nisma.

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka thënë lajmi.net, se Veseli dhe Haradinaj janë mandatar nga PDK që të flasin me të gjitha subjektet politike, përfshirë edhe AKR-në.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka mandatuar edhe zotëri Veselin edhe zotërinë Haradinaj si mandatar për kryeministër, të flasin me të gjitha subjektet politike dhe mandej është detyrë e tyre që realisht të bisedojnë me çdo subjekt politik duke përfshirë edhe AKR-në.

Ndërsa për bisedimet që po zhvillohen, Hoxhaj ka thënë se tani për tani nuk mund të thotë asgjë, por që pritet të ketë një qëndrim nga të mandatuarit.

“Për gjendjen e bisedimeve nuk mund të them asgjë sepse qëndrimi jonë është që zotëri Vesli dhe Haradinaj duhet të dalin më një qëndrim”, ka thënë ai.