Përfundon numërimi me kusht, nesër priten të shpallen rezultatet

Aktuale June 28, 2017 - 15:41

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe nesër do të dalin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kështu ka bërë të ditur për “Zeri.info”, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Nesër presim ti shpallim rezultatet përfundimtare. Do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Elezi për “Zeri.info”

Përndryshe, kanë qenë rreth 25 mijë vota të konfirmuara me kusht, të cilat janë numëruar në QNR.