Ekskluzive: PDK 23 deputetë, AAK 10, NISMA 6

Aktuale June 28, 2017 - 10:42

Numërimi i votave të fundit, ato që kanë ardhur nga diaspora, si dhe votave me kusht ka ndryshuar përbërjen e deputeteve brenda koalicionit PAN.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se në bazë të numërimit të votave Partia Demokratike e Kosovës, në Kuvendin e Kosovës do të ketë 23 deputetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet t’i ketë 10 deputet si dhe NISMA do t’i ketë 6 deputet.

LEXO EDHE: Ekskluzive: PAN 39 deputetë, LVV 32 deputetë, LAA 29, minoritetet 20?

Përndryshe, KQZ deri nesër pritet t’i publikoj rezultatet përfundimtare, 18 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Pas publikimit të rezultateve nga KQZ, PZAP pritet t’i certifikoj rezultatet brenda ditës, nëse nuk ka ankesa nga subjektet politike në vend. /Zëri/