Bregu sulmon Bashën: Dili zot humbjes, shkatërrove PD-në!

Aktuale June 27, 2017 - 23:04

Majlinda Bregu ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, për sa i përket deklaratës së Bashës duke thënë se shqiptarët folën më 25 qershor.

Gjithashtu deputetja demokrate ka komentuar edhe vendimin e Bashës për të ngrirë të gjitha funksionet e tij si kreu i Partisë Demokratike, për të cilën shkruan se nuk është as akt juridik as statutuor dhe as politikë, shkruan gazeta Shekulli.

Ndërkohë demokratja fajëson Bashën edhe për sa i përket humbjes të 190 mijë votave, duke shtuar se ashti si i doli për zot projektit të tij për Republikën e Re, me premtimin se do të ishte kryeministër i saj, sot duhej t’i dilte për zot edhe dorëheqjes së tij si përgjegjësi i vetëm për katastrofën e pamerituar në të cilën gjendet sot PD.

Reagimi i plotë i Majlinda Bregut:

Folen Shqiptaret me 25 Qershor!

Demokratet thirren edhe me fort me mungesen e tyre! 190 mije vota minus!

Lulzim Basha belbezoi zemekur “ngrirjen” e tij duke ua lene fajin te tjereve!

E para, “Ngrirja” nuk eshte as akt juridik as statutuor dhe as politik!

Lulzim Basha i doli per Zot listes dhe vendimeve te tij!

I doli per Zot standartit te zgjedhjeve me perfshirjen e ministrave ne Qeveri!

I doli per Zot kontrollit e drejtimit te nderrmarrjeve me buxhet financiar per “te mbyllur” rubinetin e perdorimit te parave publike ne fushate!

I doli per Zot projektit te tij te Republikes se Re me premtimin se do ishte KM i saj!

I doli per Zot mitingjeve dhe nje fushate pa shpirt, pa fryme duke e quajtur me te miren e me masiven qe kishte pare PD!

Ai Njesh-i , ne Isha-t!

Ai I dlire, ne mekatare!

Sot duhet t’ i dilte per Zot, Doreheqjes se tij si pergjegjesi i vetem per katastrofen e pamerituar ne te cilen gjendet sot PD!

Si pergjegjesi i vetem per shkaterrimin e strukturave dhe mosperfilljen e forumeve vendimarrese te PD!

Por prej sot,duhet t’i dale per Zot dhe akuzave plot dramacitet infantil per kurthe e armiq klase!

Give me a break Lul! In defeat, defiance!

Ne humbje, mosbindje!

Nuk perpjestohet humbja!

A do gjesh ndonje dite kurajo t’i thuash vetes te verteta para pasqyres?