Marko Gjuriq nesër në Kosovë për festën e 'Vidovdanit'

Aktuale June 27, 2017 - 19:42

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriq  nesër do të jetë në Kosovë për festën e Vidovdanit.

Ai do të marrë pjesë në ceremoninë për këtë festë me fillim nga ora 9 në Manastirin e Graçanicës derisa Gjuriq po në këtë manastir do të nderohet edhe me një medalje në orën 11:00, shkruan Radio Kim, transmeton Klan Kosova.

Gjurqiq do të jetë më pas edhe në Gazimestan.

Vidovdani ndërlidhet me Betejën e Kosovës që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj.

Gjatë kësaj feste, serbët zakonisht përdorin kore nacionaliste si “Kosova është Serbi”.