LVV-ja diskuton me zyrtarët e BE-së krijimin e Qeverisë së re

Aktuale June 27, 2017 - 18:55

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës ka pasur një takim të rëndësishëm.

Kryetari i LVV-së, Visar Ymeri, bashkë me kandidatin për kryeministër Albin Kurtin, kanë takuar eurodeputetin socialdemokrat nga Kroacia Tonino Picula dhe përfaqësuesit e zyrës së Komisionerës së lartë për Siguri dhe Politikë të jashtme, shefen e kabinetit Fabrizia Panzetti dhe këshilltaren e kabinetit Ana Maria Baura.

Siç është bërë e ditur në komunikatën e publikuar nga VV-ja, në këtë takim është diskutuar krijimi i Qeverisë së re si dhe elemente tjera të rëndësishme.

Kjo është komunikata e plotë e VV-së:

Nga takimet në Bruksel

Gjatë ditës së parë të vizitës në Bruksel kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri bashkë me kandidatin për Kryeministër Albin Kurtin, takuan eurodeputetin socialdemokrat nga Kroacia z.Tonino Picula dhe përfaqësuesit e zyres së Komisioneres së lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Shefen e Kabinetit Fabrizia Panzetti, dhe këshilltaren e kabinetit Ana Maria Baura.
Gjatë takimeve është diskutuar krijimi i Qeverisë së re në Republikën e Kosovës dhe domosdoja e ndryshimit të kursit politik dhe qeverisës të Kosovës, zhvillimit ekonomik që sjellë punësim, sundimin e ligjit që lufton krimin e korrupsionin dhe politikat sociale që zbusin pabarazinë. Përfaqësuesit e Komisionit dhe Parlamentit evropian u deklaruan se do ta pranojmë secilën qeveri demokratike që ka shumicën në Kuvend.
Përfaqësuesit e VETËVENDOSJE! shprehën zotimin për intensifikimin e bashkëpunimit drejt integrimit në BE si dhe për bashkëpunimin rajonal sipas parimeve të fqinjësisë së mirë dhe reciprocitetit në marrëdhënie