Përplasen serbët në Kuvend për Kosovën

Aktuale June 26, 2017 - 17:00

Deputetët serbë janë përplasur rreth idesë për krijimin e një ministrie për Kosovë.

“Kosova është pjesë e territorit të Serbisë dhe nuk ka nevojë për krijimin e një ministrie për të”, ka thënë kryetari i grupit parlamentar të SNS-së Aleksandar Martinoviq.

Këto deklarata Martinoviq i tha në foltoren e Kuvendit të Serbisë gjatë diskutimi të ndryshimeve të Ligjit për ministri, teksa theksoi se nëse vazhdojmë me këtë logjik duhet të ketë ministri edhe për Beogradin, Vojvodinën dhe Mitrovicën, transmeton gazetametro.net.

E gjithë kjo shkaktoi debat pasi që u kërkua që të themelohej Ministria e Integrimeve Evropiane, shkruan mondo.rs.

“Nëse pranojmë logjikën tuaj dhe e formojmë  Ministri për Kosovë, atëherë pranojmë se nuk është pjesë e Serbisë”, ka shtuar ai.