Sherr në qendër të Tiranës

Aktuale June 25, 2017 - 23:48

Një konflikt mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në tiranë, ku policia raporton për të plagosur dhe të shoqëruar në polici.

Konflikti mësohet se ka ndodhur rreth orës 22:20, në rrugën e Elbasanit në afërsi të vendit të njohur si "7 Xhuxhat", ka patur një konflikt.  Si pasojë e këtij konflikti janë dëmtuar lehtë shtetasit E. Ç. dhe A. A., të cilët pas mjekimit në Spital janë shoqëruar në Komisariat. 

Policia njofton se po punohet për sqarimin e rrethanave të konfliktit. Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka ardhur për motive banale. /Gazeta Express/