Eurodeputeti Kukan jep notën e BE-së për procesin zgjedhor në Shqipëri

Aktuale June 25, 2017 - 22:51

Eurodeputeti Eduard Kukan ka dhënë vlerësimin e tij për zgjedhjet në Shqipëri, në cilësinë e drejtuesit të misionit të vëzhgimit të Bashkimit Europian.

Në përfundim të mbylljes së votimit, Kukan është shprehur se procesi ka qenë relativisht I qetë, duke I dhënë kështu një notë kaluese këtyre zgjedhjeve.

 “Më duhet të them se procesi i votimit ka qenë relativisht i qetë. Kam ndjekur nga afër votimin, dhe në disa nga qendrat e votimit në vend. Po me aq vëmendje kam ndjekur edhe deklaratat e politikanëve. Por në përgjithësi mendoj se procesi i votimit ka qenë i qetë.” ka thënë Kukan