​Rezultati befasues në Vlorë, reagon shkrimtarja: Pse çfarë prisnit ju?

Aktuale June 25, 2017 - 22:13

Nisur dhe nga rezultatet parapake të publikuara nga KQZ, ku qarku i Vlorës deri më tani numëron përqindjen më të ulët të pjesëmarrësve në votim, shkrimtarja e njohur shqiptare Flutura Açka ka bërë një reagim, ku sipas saj zbulon edhe arsyet pse vlonjatët kanë ndëshkuar partitë politike.

Sipas Açkës, qytetarët e Vlorës kanë fituar sot mbi maskat që ia veshën me zor.  

“Vlora 36 % në votime!? Pse çfarë prisnit? Vlora është ndërgjegjje, madje ndërgjegjje kombëtare. Kush nuk e kupton, le të këqyrë këtë foto dhe malet e betonit që të rrëqethin. Le të fitojë kush të dojë në Vlorë, por sot fitoi Vlora mbi maskat që ia veshën me zor…”,- shkruan ajo në një status në Facebook.

Image