Lekaj: Për Haradinajn kryeministër do të votojnë edhe deputetë jashtë koalicionit PAN

Aktuale June 25, 2017 - 20:05

Pal Lekaj i AAK'së thotë se Ramush Haradinaj i ka votat pëz zgjedhjen Kryeministër i vendit.

Thekson se Haradinaj do të votohet për të parin e Qeverisë edhe nga deputetë jashtë koalicionit PAN.

Për shtetin e Kosovës dhe të ardhmen e saj është i domosdoshm formimi i shpejtë i institucioneve të reja. Kështu thotë nënryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

Thotë se është një vit shumë i vështirë për shtetformimin e vendit.

“Sa i përket çdo vonese për formimin e Qeverisë mendoj se ndikon negativisht në çdo proces, në këtë rast edhe në procesin e liberalizimit të vizave. Mirëpo ne e kemi potencuar se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore ne nuk do të vonohemi, nuk do të humbim kohë dhe në kohën më të shkurtë të mundshme do ta formojmë Qeverinë”, tha Lekaj për Tribuna Channel.

Lekaj foli edhe për mundësinë e formimit të ushtrisë, ku u shpreh i bindur se kryeministër i ardhshëm do të jetë vetëm Ramush Haradinaj, duke thënë se për këtë gjë i kanë siguruar votat e mjaftueshme edhe të disa deputetëve që vijnë nga partitë e tjera politike jashtë koalicionit PAN.

‘Nga tani është e ditur se z.Haradinaj i ka 61 numra, deputetë tjerë që do ta mbështesin në kët mënyrë nuk shoh pengesë që të prolongohet Qeveria dhe të mos formohet”, tha Lekaj.