Nesër nis numërimi i votave me kusht, certifikimi në fund të javës

Aktuale June 25, 2017 - 17:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër pritet të filloj numërimin e votave me kusht.

Kështu kanë paralajmëruar zyrtar të KQZ-së.

Raportohet se janë rreth 30 mijë vota me kusht.

Një ditë më parë ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora të cilat mbi 50% e tyre kanë shkuar për Vetëvendosjen.

Pas numërimit të votave me kusht, KQZ-së i hapet rruga për shpalljen e rezultateve, dhe nëse pas 24 ore nuk ka ankesa, atëherë KQZ do të mund t’i certifkonte rezultatet më së largu deri në fund të javës. /Indeksonline/