Zaev uron Vuçiqin: Serbinë e kemi mik tradicional

Aktuale June 24, 2017 - 18:44

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka uruar presidentin e ri të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Zaev, në urimin e tij thekson se Maqedonia e ka pasur Serbinë gjithmonë mik dhe aleat.

“Ju dëshiroj punë të mbarë në pozitën e re dhe shpresoj se për përparim të bashkëpunimit më tej mes dy shteteve. Maqedonia, në Serbi çdo herë ka pasur mik tradiocional dhe aleat në procesin për stabilizimin dhe integrimin e Ballkanit, përmes ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore”, shkruan Zaev në urimin e tij.

Ai më tej shton se interesat për bashkëpunim intenzis, respektimi i vlerave demokratike, marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore dhe integrimi i rajonit në BE, janë interesa të larta të qytetarëve të dy vendeve.