O’Connell uron festën e Fitër Bajramit

Aktuale June 24, 2017 - 18:34

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell me anë të një postimi në facebook ka uruar myslimanët për fetën e Fitër Bajramit.

Ai ka shkruar se dëshiron shëdnet, harmoni dhe begati në familjet e besimtarëve islam.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, në Diasporë dhe në gjithë botën, ju uroj festën e Fitër Bajramit.Ju dëshirojë shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja”, ka shkruar në facebook O’Connell.

Ambasadori urimin e ka bërë në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.