Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore në korrik

Aktuale June 24, 2017 - 15:11

Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore, bëhet e ditur, se do të publikohen 3 korrik 2017, në të gjitha shkollat ku nxënësit kanë mbaruar shkollimin e mesëm të lartë.

Ndryshe, Provimi i Maturës Shtetërore vlerëson arritjet e njohurive, shkathtësive dhe aftësive të nxënësve, të cilat i kanë fituar gjatë arsimimit parauniversitar në përputhje me kurrikulën e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, si test përcakton edhe nivelin e kompetencave të arritura të nxënësve, dhe përfundimi me sukses i këtij testi mundëson më pas aplikimin për studime në universitet.

Pragu i kalueshmërisë në Provimin e Maturës Shtetërore sipas Ligjit për provimin e maturës shtetërore është 40 për qind.

Pjesa e dytë e provimit është mbajtur të shtunën (sot) në 201 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 2100 administrues dhe 600 komisionarë.