A rrezikohet Kosova nga sulmi terrorist gjatë festës së Fitër Bajramit (Video)

Aktuale June 23, 2017 - 20:15

Raporti i fundit i policisë evropiane – EUROPOL, ka ngritur shqetësim për ndonjë sulm të mundshëm.

Në këtë raport thuhet : “Konflikti në Siri ka pasur një jehonë të madhe në Ballkanin Perëndimor, përfshi Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë dhe Malit te Zi”

Raporti e vlerëson si sfidues edhe kthimin e luftëtarëve të huaj në vendet e origjinës, duke i parë ata si potencial rreziku për rajonin. Rrezikun për ndonjë sulm nuk e kanë mohuar as ekspertet e çështjeve të sigurisë.

Burim Ramadani duke u bazuar në situatën e krijuar në gjithë boten dhe Raportin e Europolit nuk ka përjashtuar mundësin e ndonjë sulmi të mundshëm. Ramadani po ashtu bënë thirrje për shmangie nga vendet ku mund të ketë shumë njerëz.

Edhe Policia e Kosovës në një përgjigje për Tribuna Channel nuk ka përjashtuar mundësin e ndonjë sulmi të mundshëm.

Për më shumë ndiqeni kronikën: