Pacolli: E kuptuat sa shumë premtuan në fushatë?

Aktuale June 22, 2017 - 23:03

 

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli në një postim në Facebook ka shkruar se askush nuk flet për hallet e qytetarit, për varfërinë në rritje, për gjendjen e spitaleve dhe shëndetësisë sonë, për shkatërrimin e mjedisit, për hasmërinë e krijuar (nga politika) mes njerëzve dhe për izolimin tonë ndërkombëtar.

Postimi i plotë i Pacollit:

E kuptuat sa shumë premtuan në fushatë?

Vetëm shikoni lajmet nga politika, nga mëngjesi deri në orarin e syfyrit si debatohet vetëm rreth një DEBATI dhe kurrgjë tjetër. Askush nuk flet për hallet e qytetarit, për varfërinë në rritje, për gjendjen e spitaleve dhe shëndetësisë sonë, për shkatërrimin e mjedisit, për hasmërinë e krijuar (nga politika) mes njerëzve; për izolimin tonë ndërkombëtar. Pse, menjëherë pas fushatës, si me magji u zhdukën nga fjalët e politikanëve problemet dhe zgjidhjet që ofronin? Mos vallë u zhdukën problemet?

Jo, ato janë si një mal i madh para nesh. Qytetarët dhe hallet e tyre janë harruar, sikur mos të ekzistonin e nga ana tjetër tek akterët e "politikës" dominojnë vetëm konfrontimet rreth Debatit, se kush do të jetë Kryeministër.

Sa keq, sa e vrazhdët e sa primitive që nuk do të mjafton as lapsi e as letra për t'a shprehur këtë.